Saturday, September 7, 2024
HomePolitikëLsi,inaguron zyren elektorale ne M.Madhe.

Lsi,inaguron zyren elektorale ne M.Madhe.

-

Rezultati i zgjedhjeve të 2015-es ku LSi doli forcë e parë, jo vetëm duhet ruajtur por forcuar me tej në zgjedhjet e 18 qershorit që edhe Malësia e Madhe të jetë një “Shans për të gjithë”. Me këtë mesazh u inaugurua zyra elektorale në këtë rreth për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Deputeti Agron Çela i shoqëruar nga ministri i Transportit Sokol Dervishi, deputetja Kejdi Mehmetaj, drejtori i inspektoriatit te punes Dritan Ylli dhe prefekti Paulin Radovani, e cilësuan këtë zyrë, si oguri i mirë i një fushate për qytetaret dhe me qytetarët, ku LSI të çojë përpara projektet e saj për një Shqipëri Europiane, larg frymës konfliktuale që mbajnë peng të ardhmen.

Një falenderim për punën e deritanishme ministri Dervishi dhe deputetja Mehmetaj ja rezervuan deputetit Agron Çela, që ka ditur të jetë zëri dhe zgjidhja e problematikave të komunitetit në qarkun Shkoder. Ata shprehen bindjen se falë kësaj fryme, marrja e 3 deputetëve në këto zgjedhje do të jetë objektiv i arritshëm.

 

Edhe drejtuesit e deges së LSI-së në Malësi të Madhe shprehen bindjen se ashtu siç ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara, besnikeria dhe tradita e malësoreve do të vijojë të tregohet me mbështetjen për LSI-në në 18 qershor.

Pas Shkodres, levizja socialiste për Integrim inauguron kështu zyrat në bashkitë e tjera të qarkut Shkoder, duke përcjellë kudo frymën e bashkëpunimit edhe ecjes përpara që një “Shans për të gjithë” të trokasë në çdo derë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts