Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetMungesa e sherbimit te trenit

Mungesa e sherbimit te trenit

-

Kishte munguar prej afro 1 viti dhe vetëm nisja e të martave të “Shna Ndout” ka rikthyer në qytetin e Lezhes trenin. Shërbimi hekurudhor ka futur në punë linjën nga Shkodra në drejtim të Laçit dhe anasjelltas, ndërsa për periudhën tjetër të vitit qytetarët janë të privuar nga lëvizja me këtë mjet transporti. Mungesa e trenit ka demtuar kryesisht fermeret e zadrimes të cilet e përdornin trenin për të tregtuar prodhimet e tyre me një kosto më të ulet.

Përveç mungesës së shërbimit hekurudhor, edhe vetë rrjeti në tërësi është amortizuar duke filluar nga trasete, e deri tek godina e stacionit të trenit. Sot ajo është drejt shkatërrimit të plotë, pasi mungesa e investimeve prej vitesh e vitesh ka bërë që ajo të kthehet si një dëshmi e kohës, që dikur aty ofrohej shërbimi për qindra udhëtare, që me trenin përshkonin cdo cep të vendit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts