Restaurimi i Urës se Mesit dhe Kalasë se Drishtit,dy monumente te rendesise se pare te trashëgimisë historike – kulturore, u shpallen si projekt për ndërhyrje nga Kryeministri Edi Rama pak dite me pare. Për ketë Qeveria Shqiptare po bashkëpunon me IPA-n, qe financon ne objekte te kësaj natyre. Sa i parket Urës se Mesit, puna do te filloje me sistemin e mjedisit, vendosjen e stolave, instalimin e sistemit te ndriçimit elektrik, për te vijuar me restaurime deri ne detaje:
Ndërsa për Kalanë e Drishtit, fillimisht do te ndërtohet rruga për te vazhduar me strukturat murale.
Ura e Mesit u ndërtua ne vitin 1768 nga Mehmet Pashe Bushatliu, ndërsa Kalaja e Drishtit e ka zanafillën ne shekullin e 13-te.Vete Drishti është një fshat qe i parket periudhës Romake. Qe te dyja këto objekte gjithnjë kane tërhequr turiste te shumte nga vende te ndryshme te botes, fale dëshmive te tyre historike si dhe peizazhit te bukur natyror qe i rrethon.