Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetBashkia sorollat tregtaret e Rusit

Bashkia sorollat tregtaret e Rusit

-

Udhëtojnë çdo ditë nga fshatrat e nënshkodres dhe pozicionohen në një prej lagjeve të qytetit, asaj Rus, për të tregtuar prodhimet e tyre me të cilat sigurojnë jetesen. Por mungesa e një tregu bën që ata të shesin në rrugë apo trotuare dhe në vazhdimësi përballen me sekuestrim malli nga policia bashkiake. Mëngjesin e së premtes ndryshe nga përditshmëria, një përfaqësi prej 15 tregtaresh ambulante vendosen t’i drejtohen sërish bashkisë Shkoder, me kërkesën për gjetjen e një tregu të mirëfilltë për shitjen e produkteve të tyre. Por sërish përgjigjia e marrë nga numri dy i këtij institucioni Arben Gjuraj ka qënë se ende nuk ka një zgjidhje, por brenda 10 ditësh bashkia do të punojë për të gjetur një alternative që do ta bëjë publike.

Kjo nuk është protesta e parë e këtyre tregtarëve të cilët prej vitesh shesin në të tilla kushte, pa një treg të mirëfilltë. Shkodra sot renditet ndër të vetmet qytete që nuk ka një treg për shitjen e produkteve bujqësore, fruta – perimeve, apo bylmetit me pakicë. Megjithëse prej dy vitesh kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e ka premtuar, premtimi ka mbetur vetëm në letra ndërsa penalizimin më të madh e marrin këto familje që sigurojnë jetesen me produktet bujqesore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts