Rruga që lidh superstradën Lezhë-Shkoder me fshatin Gjadër prej vitesh ishte kthyer në makthin e banorëve të zonës por edhe udhëtarëve apo kalimtarëve të tjerë. Ky shqetësim po merr zgjidhje falë investimit të bashkisë Lezhë e cila financoi shtrimin e rruges. Paralelisht me shtrimin e rrugës eshte zgjidhur edhe një problem i trasheguar prej vitesh, ai i varrezave te fshatit. Investimi i Bashkisë Lezhë për këto dy vepra publike kap shumën e 10 milionë lekëve të rinj.
Për banorët e Gjadrit sa ndërtimi i rrugës aq edhe më i rëndësihëm është ndërtimi i varrezave të reja.
Bashkia i kishte cilësuar si parësore zgjidhjen e këtyre dy problematikave, qe nepak jave do te cilesohen si pjese e te shkuares.