Ura e vjetër e Bunës është e pakalueshme dhe përbën rrezik për jetën e kalimtarëve, por në vend që të bente mbylljen e saj prej këtij konstatimi të ekspertëve të ministrisë së mbrojtjes, bashkia Shkoder ja hedh përgjegjesinë këtij institucioni. Vetë titullarja Voltana Ademi pranoi situatën e krijuar në këtë vepër arti, duke shtuar se tashmë është e gatshme që me fondet e saj bashkia të ndërhyrje, por mungon garancia.
Por problemet për bashkinë Shkoder nuk kanë të sosur pasi tashmë kjo e fundit duket se do të hapë një beteje të re ligjore, këtë radhë me landfild-in Bushat. Ky i fundit sipas Ademit në mënyrë të njëanshme ka vendosur të rrisë çmimin nga 386 në 863 lekë/ ton pa TVSH.
Paratë s’mjaftojnë dhe mund të ndodhemi në kolaps ashtu si pak javë më parë ku u bllokua pranimi i mbetjeve dhe u desh ndërhyrja e prefektit Radovani për zgjidhje. Ademi e quajti të pamjaftueshëm edhe fondin prej 39.2 milion lekësh për fazën e dytë të investimit nga qeveria në këtë landfild.