Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetMiratohet strategjia e zhvillimit te territorit

Miratohet strategjia e zhvillimit te territorit

-

500 mijë lekë për Izmir Smajlaj dhe 100 mijë lekë për trajnerin Vildan Tufi është shpërblimi i akorduar nga bashkia Shkoder, që mori miratimin e këshilltarëve bashkiak. Por kërkesë kryesore e tyre mbetet çeshtja e trajtimit për vazhdimësine dhe jo vetëm shpërblimi kur merren medalje.

Më pas Këshilli i bashkisë Shkoder i ndezi dritën jeshile planit të ri vendor, pasi me 31 vota kaloi strategjinë e zhvillimit të territorit dhe projekteve. Veprimi i tij është parashikuar te jetë deri në vitin 2030 dhe në fjalën e saj kryetarja e bashkisë e cilësoi si kushtetutën e qytetit. Por pikëpyetja e madhe lind në kthimin e asaj çfarë është shkruar në realitet dhe këtu rol kryesor do të ketë edhe politika kombëtare.

Në analizë janë marrë edhe planet ekzistuese, ndërsa parashikohet që deri në 2030 Shkodra të jetë një portë e rëndësishme kombëtare.

Këshilltarët bashkiak përveç pyetjeve ngritën edhe disa shqetësime mbi këtë strategji, që sipas tyre ka anashkaluar disa detaje jetike ëpr zhvillimin turistik e ekonomik të Shkodres.

Plani i ri vendor e projekton Shkodrën si një qytet të jetueshëm, të qëndrueshëm, i përshtatshëm dhe i zgjuar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts