Wednesday, April 17, 2024
HomeShendetesiRishfaqja e epidemise se fruthit

Rishfaqja e epidemise se fruthit

-

Pas te dhenave te fundit se Shqiperia  rrezikohet te preket nga epidemia e fruthit qe ka shperthyer ne vende te ndryshme te Europes, Drejtoria e Shendetit Publik eshte ne nisje te nje fushate sensibilizuese per berjen e vakisines per te gjithe moshat pediatrike. Ne qytetin tone ka nje renie te mbuleses vaksinale thote shefi i epidimeologjise Artan Mesi duke iu bere thirrje te gjithe prinderve qe te realizojne sa me pare vaksinimin e femijeve te pavaksinuar.

Pervec femijeve  ne muajt ne vazhdim shendeti publik pret te behet vaksinimi per te gjithe te lindurit ne vitin 1980-1990 si dhe grate te cilat jane ne nje moshe riprodhuese per te rritur shkallen e imunizimit te popullsise.

Fruthi nis me shenjat e një gripi te zakonshme, me skuqje te syve dhe temperature shume te larte. Me pas sëmundja shfaq puçrra ne te gjithë trupin, shkakton komplikacione te renda te mushkërive, te trurit deri ne humbje jete. Sipas kalendarit, vaksina e fruthit behet dy here ne jete ne moshen 1 dhe 5 vjecare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts