Kryqi i Kuq Shqiptare dega Shkoder ka zhvilluar nje konkurs me nxenesit e shkollave te mesme per dhenien e ndihmes se pare ne rast aksidenti pas trajnimeve te marra nga kjo organizate.
Qellimi i ketij konkursi eshte sensibilizimi i te gjithe njerezve per te dhene ndihmen e nevojshme ne rast aksidentesh.
Duke patur parasysh aksidentet e shumta qe ndodhin ne vendin tone, eshte e nevojshme dhenia e ndihmes se pare,por jo cdo njeri mund ta ofroje ate thote Friden Ramja.
Ndihma e shpejtë është ofrimi i ndihmës për të sëmurin apo të lënduarin në vendin e ngjarjes, gjatë transportit, si edhe në institucionin shëndetësor përkatës. Ajo ka për qëllim mënjanimin e drejtpërdrejtë të shkaktarëve të rrezikut, që e përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të të sëmurit ose të të lënduarit. Prandaj eshte e rendesishme qe te gjithe te kene njohurit e duhura per te ofruar ndihme.