Mbi 1 mijë nxënës të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme të Shkodres performuan në kuadër të thyerjes së rekordit “Guinness Cup Song Albania”. Në sheshin perpara bashkise të rinjtë performuan me kupa plastike këngën Cup Song, ndersa formuan fjalen “Rozafa”, kushtuar keshtjelles se ketij qyteti.
“Paqe, dashuri, bashkëjetesë, e gjithë Shqipëria një zemër, një ritëm, ndodh vetëm në vendin tonë ndaj mos e braktisni vendlindjen”. Është ky mesazhi që u përcoll nga të rinjtë në të gjithë vendin.
Shqiperia fitoi Rekordin e Pare Guiness per Paqe, Dashuri, Bashkejetese. Aktiviteti erdhi i mbështetur nga ministria e zhvillimit urban, ajo e arsimit, drejtorite arsimore dhe bashkite në rrethe.