Thursday, April 25, 2024
HomeSportItalia ben detyren ne shtepi

Italia ben detyren ne shtepi

-

Kombëtarja e Shqipërisë mbetet në kuotën e 6 pikëve të grupit  “G”  për eleminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Ballafaqimi i saj e radhës, ishte ai që u luajt mbrëmjen e së premtes përballë kombëtares se Italisë, në  stadiumin  e Palermos, “Stadio Renzo Barbera”. Ndeshje kjo që përgjithësisht u luajt mirë  nga kuqezinjtë, ndonese përfundimi i 90-të minutave foli për italianët të cilët dolën fitues me rezultatin 2 me 0. Referuar ecurisë së takimit djemtë e drejtuar nga De Biazi e filluan në mënyrën më të mirë duke qënë ato të parët që rrezikojnë seriozisht me anë të Çikalleshit, gjuajtja e të cilit që kaloi vetem pak centimetra larg pingules së majtë të gardianit te portës italiane, Xhixhi Bufon, qe kishte debutimin e tij te 1000 me Italine. Por, jo vetem Çikalleshi, sepse më pas bën të njëjtën gjë edhe Roshi dhe pikërisht në momentin më të mirë të kuqezinjëve, Shqipëria ndëshkohet me një penallti të dyshimtë të shkaktuar në dyluftim e sipër nga Basha dhe që shndërrohet në gol nga De Rossi në minutën e 12-të. Megjithatë, edhe pse në disavantazh ndoshta të pa merituar për vete mënyren se si po zhvillohej loja, kuqezinjtë gjejnë forca ta kërkojnë sërish golin, por fati nuk është me to sepse në minutën e 71-të vendasit ndëshkojnë sërish, këtë radhë me një gol të shënuar nga Immobile duke e çuar në 2 me 0 avantazhin. Rezultat ky që  me gjithë përpjekjet e të dyja palëve nuk ndryshon deri në fund duke i dhënë Italisë një fitore të rëndësishme, që me tre pikët e marra kundra Shqipërisë vazhdon të mbajë vendin e parë në grupin “G” me pikë të barabarta me Spanjën. Ndërkohë, humbja e mbrëmjes të së premtes me Italinë që është e treta radhazi në pesë ndeshje të zhvilluara bën që kombëtarja kuqezinjë të vijojë të qëndrojë në vendin e katërt në renditjen e grupit me 6 pikë, pas Izraelit që ka 9 pikë dhe duke lënë prapa dy skuadrat e tjera të grupit, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin. Përpos rezultatit, për t’u theksuar është se kombëtarja e Shqipërisë është dëmtuar jo pak edhe nga kartonët e verdhë të marrë në këtë ndeshje, të cilët do të jenë pengesë për aktivizimin e tre titullarëve në ndeshjen e ardhshme me Izraelin, të cilen kuqezinjtë do ta luajnë me datë 11 qershor në transferte dhe që mund të jetë vendimtare në lidhje me pretendimet e marrjes së vendit të tretë. Por, nuk ishin vetem kartonët e verdhë që dëmtuan Shqipërinë në këtë ndeshje, sepse ndryshe nga përformanca shumë e  mirë e futbollistëve në fushën e lojës, gjithçka prishet në tribuna ku tymuesit e shfaqura në vendin e tifozëve kuqezi detyruan arbitrin të ndërpresë ndeshjen në minutën e 56-të për rreth 14 minuta. Një veprim ky që në fakt, ka dyshime të forta se është i nxitur nga faktorë të tjerë të jashtëm që nuk nuk kanë të bëjnë direkt me tifozërinë shqiptare, por megjithatë pritet të ketë pasoja ndëshkuese për kombëtaren tonë që në ndeshjet e ardhshme mund të luajë edhe pa tifozë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts