Friday, April 19, 2024
HomeSportKosova humb me Islandën

Kosova humb me Islandën

-

E premtja duket se nuk ka qënë një ditë fatlume për futbollin shqiptar, sepse edhe perfaqesuesja e Kosovës doli me humbje nga “Loro Boriçi” perballe Islandes. Në ndryshim nga ndeshja e parë e luajtur në këtë stadium kundër Kroacisë ku Kosova humbi 6-0, këtë radhë djemtë e drejtuar nga Albert Bunjaki luajtën shumë më mirë, madje me pak fat edhe mund të merrnin barazimin. Gabimet në repartin e mbrojtjes janë ato që vazhdojnë të ndëshkojnë kosovarët, të cilët ndoshta me pa te drejtë janë mundur këtë radhë nga Islanda me rezultatin 1 me 2. Fillimisht ishin islandezët që shënuan me Sigurdarson dhe me pas me Sigurdsson, ndërsa në pjesën e dytë për kosovarët shënoi Nuhiu. Humbja në fjalë vazhdon ta mbajë kombëtaren kosovare në vendin e fundit të renditjes së grupit “I” me vetem 1 pikë, ndërkohë që ndeshja e ardhshme do të jetë përsëri në Shkodër me datë 11 qershor kundër kombetares së Turqisë. Gjithësesi, edhe pse me humbje në drejtim të kombëtares kosovare duhen përcjellë vlerësime pozitive, pasi skuadra nga ndeshja në ndeshje po ndryshon për mirë. Në këtë rritje të përformances së saj duket se po ndikon edhe afrimi në skuadër i emrave të rëndësishëm të futbollit kososvar si Nuhiu dhe Besart Berisha. Duke iu referuar takimit të luajtur në “Loro Boriçi” duhet nënvizuar se goli i shënuar në minute e 52-të nga Nuhiu është i pari që kombëtarja kosovare realizon në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”, që në fakt për nga radha është i dyti në këto eliminatore. Por, gjithësesi, ajo që mungon është fitorja tre pikëshe e cila nuk ka ardhur akoma për kombëtaren e re kosovare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts