Ministria e Arsimit Lindita Nikolla ka prezantuar në Lezhë portalin për maturantet “U-Albania”. Ai e quajti kët ëtë fundit si një busull orientuese për të rinjtë, të cilët me një klikim të vetëm mund të marrin informacionin e duhur mbi të gjithë proçesin e maturës por edhe për çdo fakultet që duan të ndjekin.
Më pas takimi ka vijuar pa praninë e mediave dhe maturantet kanë mundur që t’i drejtojnë pyetje Ministres mbi shqetesimet e tyre. Burmi brenda këtij takimi konfirmojnë për TV1 Channel se interesi më i madh i maturanteve ishte mesatarja dhe pranimi në universitete, ku egziston frika se mund të përseritet situata e një viti më parë ku shumë maturantë edhe pse me rezultate të mira nuk arriten që të fitonin, duke ju drejtuar keshtu universitete privat.