Një lëvizje e papritur e këshilltarëve të partive të vogla të majta dhe të djathta ka sjellë shkarkimin e kreut të këshillit bashkiak të Lezhës Gjokë Noka, përfaqësues i Partise Socialiste. Mbledhja e thirrur nga 1/3 e këshilltarëve dhe e drejtuar nga nënkryetari i këshillit Zef Doçi i PDIU-se, përmes mocionit hodhën në votim propozimin për largimin e Ndokes me ”Motivacioni per shkak te mos zevendesimit te mandateve vakante, tre te tille, dhe mos zbatim i vendimeve te KQZ, ku votuan 22 këshilltarë. Pas kesaj proçedure, eshte votuar per kryetarin e ri ku ne gare ishin dy emra Aris Mema dhe Kristjan Gjidoda dhe ky i fundit doli fitues.
Pasi mori votbesimin e këshilltarëve të pranishëm,kryetari i ri Gjidoda ka bërë edhe betimin sic dhe parashikon ligji,teksa shprehu keqardhje për mungesë të këshilltarëv te tjerë.
Pas ketij vendimi ka reaguar kryetari i shkarkuar Gjoke Ndoka, i cili e quan mbledhjen celulë, të kundraligjshme nga një grup që sipas tij këkron të marrë peng bashkinë e Lezhës dhe të grabisë pronat e qytetarëve.
Nga ana tjetër këshilltari i PSD-së Agostin Marku thote se mbledhja është nul, nuk ka pasur kourumin, kanë votuar këshilltarë të dorëhequr dhe betimi i disa këshilltarëve nuk ka ligjshmeri.
Këshilli bashkiak i Lezhës përbëhët nga 41 këshilltarë, ku pjesën më të madhe e përbëjnë partitë e vogla. Gjithsesi, për ligjshmërine e kësaj mbledhjeje pritet që brenda pak ditësh të shprehet institucioni i prefektit.