Zgjidhet problemi qe kishin ngritur banoret e Trushit, për 264 hektare toke te kesaj zone, qe ishte planifikuar për tu dhene me qera nje firme te huaj. Ashtu siç kishte premtuar pak dite me pare Prefekti i Qarkut te Shkodres, Paulin Radovani dhe Ministri i Bujqesise, Edmond Panariti, për ta ripare ketë çështje qe te arrihet ne nje vendim te qarte, kjo sipërfaqe toke do te mbesi ashtu siç ka qene deri sot. Ish-kryetari i komunes se Berdices, Besnik Xhemali, i cili ishte edhe ne perfaqesine e banoreve te Trushit për te kërkuar qe te mos ndyshonte administrimi i kesaj sipërfaqe, beri te ditur se vendimi perfundimtar eshte dhene ne favor te komunitetit.
Nisur nga fakti qe nje sipërfaqe prej 264 hektare toke ne Trush ishte prone shteterore, u programua para disa muajsh qe ti jepej me qera nje firme te huaj, për ta shfrytëzuar si orizore. Por kjo u kundërshtua nga banoret e zones, te cilet protestuan duke kërkuar qe te anulohej nje vendim i tille, pasi cenonte interesat e tyre. Ne pergjigje te këtij shqetësimi, Prefektura Shkoder dhe Ministria e Bujqesise sinkronizuan qëndrimet dhe pefundimisht moren ne konsiderate zgjidhjen qe kërkonin banoret.