Friday, April 19, 2024
HomeKronikaVidhte me dhune, ne pranga 31 vjeçari

Vidhte me dhune, ne pranga 31 vjeçari

-

Një 31 vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Shkodres, pasi tentoi të vjedhë me dhunë një kalimtare, por ngjarja në fjalë arriti të zbulojë edhe dy vjedhje të tjera që ai kishte kryer me heret. I arrestuar është Besmir Zalli, banues në Shkodër. Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera u bë e mundur zbardhja dhe dokumetimi i ngjarjes së ndodhur ku rezultoi se shtetasi i lartpërmendur dyshohet se është autor i vjedhjes me dhunë ndodhur më datë 24.03.2017 rreth orës 19:30 në lagjen Vasil Shanto Shkodër. Dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur me dhunë çantën shtetases V. P, 46 vjeçe. Gjithashtu nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe i dy ngjarjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht: Autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 07 shkurt 2017, ku shtetases P A, 64 vjeçe, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një varëse floriri nga qafa. Si dhe më datë 11 shkurt 2017 dyshohet se i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases K. B, 58 vjeçe banuese në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

….

Nderkohe ne Lezhe gjate 24 oreve te fundit policia arriti te sekuestroje 161 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sativa, si dhe vuri ne pranga dy shtetas: Leo(Rit) Koca, 35 vjeç dhe Mark Koca, 65 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre , u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 161 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa e futur në 6 bidona plastik dhe 3 qese plastike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts