Tuesday, September 10, 2024
HomeAktualitet“Buka ne strajce”

“Buka ne strajce”

-

Shifrat e frikshme të obezitetit tek moshat e reja në vendin tonë kanë nxitur marrjen e një nisme origjinale në shkollat 9-vjeçare e të mesme, e pagëzuar “Buka në strajcë”. Për t’i larguar fëmijët nga konsumi i produkteve të gatshme të blera në dyqane, apo fasd-food, u zgjodh që në një nga gjimnazet e Shkodres të bëhet shpërndarja e bukës së përgatitur në shtëpi.

 

Vetë nxënësit e kanë përqafuar nismën, ndërsa mesazhi i përcjellë tek ata ishte që më mirë ushqimi i përgatitur me produktet të freskëta nga nënat e tyre, sesa ai i blerë që ka qëndruar me muaj i paketuar e në temperatura të papërshtatshme.

E për ta vertetuar që një nisëm e tillë është domosdoshmeri ndihmojnë në këtë rast shifrat publike, ku 22% e fëmijëve janë mbipeshë dhe afro 8% janë obezë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts