Edhe në Shëngjin dita europiane e plazheve solli një aksion për pastrimin e vijës bregdetare nga mbetjet urbane dhe ato të sjella nga deti. Në këtë nisëm u angazhuan administrata lokale dhe fëmijët e shkollave, të cilët paralelisht me pankarta në duar përcollën mesazhin e mbrojtjes së mjedisit dhe veçanërisht plazheve, si një aset turistik dhe ekonomik për vendin.
Shëngjini këtë sezon do të ketë kushte dhe shërbime shumë herë më të përmirësuara tha në fjalën e tij drejtori i turizmit ne bashkine Lezhe Ardian Laçi.
Plazhi i Shëngjnit mbetet një ndër më të frekuentuarit, ndërsa vitin e shkuar Agjensia e Bregdeti e nxori si një ndër plazhet me ujin më të pastër në vend.