Në kuadër të javës së lagjeve të pastra, Ministria e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjesnë bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, Drejtorinë Rajonale të Arsimit kanë zhvilluar në plazhin e Velipojës fushatën sensibilizuese për pastrimin e Plazhit të Velipojës. Drejtoresha e Biznesit pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Turzmit u shpreh se ky sensibilizim synon edhe ndërgjegjësimin e gjithë komunitetit të zonës….
Mark Laloshi administrator I Plazhit të Velipojës u shpreh se Bashkia e Shkodrës edhe këtë vit do lëshoj me qëra kët plazh, por fillimisht ajo do bëjë pastrimin….
Sa I përket rojeve bregdetare këtë vit do ketë persona të licensuar dhe të aftësuar u shpreh Laloshi….
Ndërsa situate në hyrje të zonës së Plazhit të Velipojës paraqitet skandaloze, grumbuj me mbeturina të cilat kanë muaj pa u pastruar….
Plazhi I Velipojës në gjithë gjatësinë e tij prej 14 km përballet me një sërë problemesh menaxhuese, sin ë pastrimin, furnizimin me ujë të pijshëm dhe në sigurinë e pushuesve.