Në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit, lëvizja socialiste për Integrim ka rritur radhët e saj duke shkuar në 19 deputete. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar Armando Prengën duke ia kaluar mandatin deputetit të LSI-se në Qarkun e Lezhës, Petrit Gjoni.
Ky vendim erdhi pas dorëheqjes së Kastriot Pirolit, kandidati për deputet në listën e Partisë Socialiste. Sipas vendimit të KQZ-së, dorëheqja nga kandidati Piroli vjen për shkak të kohës së shkurtër të mbetur nga përfundimi i mandatit të Kuvendit, për shkak të zgjedhjeve parlamentare të radhës dhe mosplotësimi nga ana e Pirolit të formularit të dekriminalizimit. Deputeti i ri i LSI në Lezhë Gjoni ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të bordit të kullimit. Me kalimin e këtij mandati tek LSI, kjo forcë politike në qarkun e Lezhës numëron 3 deputetë nga 7 që ka në total.