Thursday, September 12, 2024
HomeKronikaParalajmerimi i policise per drogen

Paralajmerimi i policise per drogen

-

Kultivimi i drogës është kthyer në një problem serioz në të gjithë Shqipërinë, ndërsa Policia e Shtetit këtë vit bën me dije se ka shtuar masat parandaluese që në mbjellje. Gjatë një takimi në Lezhë me drejtues të policisë së qarkut dhe autoritetet vendore, drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka tha se do të mbajnë përgjegjësi për territoret e tyre ku kultivohet drogë kryetarët e fshatrave dhe administratorët.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe drejtori i policise së Lezhës Alban Çela i cili tha se policia duhet të lajmërohet për kultivimin e drogës edhe nga punonjës që janë në dijeni dhe janë në maredhënie pune me shtetin.

 

Pavarësisht këtyre deklaratave, të dhënat tregojnë se me dhjetra raste droge janë zbuluar në qarkun e Lezhës, ndërsa sasia më e madhe u zbulua muaj më parë në Mirditë, rreth 3.5 ton.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts