Voltana Ademin e braktisin edhe të vetët.
Siç e ka kthyer në praktikë çdo takim që lidhet me publikun, transparencën, llogaridhenien, pasi e njofton përmes rrjeteve sociale, organizimin ja ka besuar auditorit të universitetit. E njëjta praktikë u ndoq edhe me prezantimin e gjeoportalit për transparencën e buxhetit, ku përpara vartësve të saj e quajti si një instrument që vjen risi për vendin, ku e para që e aplikon është bashkia Shkoder.
Edhe mbështetesit e nismës si dhe ata që punuan për finalizimin e projektit theksuan anët pozitive që ka në raport me qytetarin, por edhe për vetë administratën lokale.
Përmes një klikimi në programin transparenca e buxhetit në faqen e internetit të bashkise mund të informohesh mbi shpenzimet, te ardhurat vendore dhe taksat për cdo njësi administrative.