E ka vlerësuar te suksesshme skemën e re te aplikimit onlin për familjet qe duan te trajtohen me ndihme ekonomike. Drejtoresha e Shërbimit Social ne Qarkun e Shkodrës, Valbona Tula, tha se deri tani kane aplikuar mbi 12 mije familje.
Verifikimi i te dhënave do te behet nga inspektoret e drejtorisë se shërbimit social, dhe përgjigjët jepen brenda një kohe te shkurtër. Për rastet e diskutueshme, është e drejta e këshillave bashkiak te vendosin.
Informatizimi i proçesit te aplikimit për përfitimin e ndihmës ekonomike, ka për qellim shmangien e abuzimeve dhe shkurtimin e procedurave vendimmarrëse, me qellim qe te evitohen vonesat ndaj qytetareve.