Jo vetëm dhurimin e karrigeve me rrota për personat me aftësi te kufizuara, por edhe trajnim e administratorëve shoqërorë te njësive administrative qe do te bëjnë shpërndarjen e tyre. E kane afruar ketë mundësi bashkëshortët WEIDMAN nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtoreve te Ditëve te Mëvonshme me qendër ne SHBA. Seancën e pare trajnuese e bene me administratoret ne Qarkun e Shkodrës.
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtoreve te Ditëve te Mëvonshme ka shpërndarë 168 çifte vullnetare ne vende te ndryshme te botes. Njerëz te ndryshime dhurojnë nga pak para ne Kishe. Ne i bashkojmë ato dhe behet një shume e madhe. Me këto para sigurojmë karriget me rrota për personat me aftësi te kufizuara. Ne Shqipëri kemi sjelle 600 karrige te tilla, por me pare bëjnë trajnimin për mënyrën e tyre te përdorimi dhe te shërbimit.
Koordinatorja e Fondacionit Shqiptar për te Drejtat e Personave me Aftësi te Kufizuara, Narbis Ballhysa, e vlerësoi si mjaft te rendesishem rolin e administratoreve shoqëror ne shërbim te kësaj kategorie.
Zyrat e shërbimit shoqëror pranë njësive administrative, do te evidentojnë ne vazhdimësi personat me aftësi te kufizuar, qe duhet te ndihmohen me karriget me rrota.