Firma turke e cila do të merrte me qera për 90 vite 264 ha tokë bujqesore në fshatin Trush, zhvendoset në Lushnje. Ky është rezultati i negociatave të prefektit të Shkodres, pas protestes së banorëve të këtij fshati. Duke komentuar këtë negocim që vjen pa pasoja për shtetin, Radovani sqaron se kontrata ishte formuluar gabim dhe në shkelje me ligjin, ndërsa e quan qesharak faktin se qeraja nuk ndryshonte për 90 vite.
Një koment e ka edhe për nismën e ndërmarrë prej tij për tokat në Malësi të Madhe, që vijojnë të jenë të ndara me kufinjtë e vjetër.
Lidhur me problemin e krijuar nga mbetjet urbane dhe shqetesimin e ngritur nga bashkia Shkoder për çmimin e ri të landfield-it, ai sqaron:
Prefekti i Shkodres mbetet kritik me menaxhimin që po i bëhet situatës me mbetjet, ndërsa kërkon më shumë angazhim nga bashkia.