Thursday, April 25, 2024
HomeKronikaLezhe, aksident me 2 te plagosur

Lezhe, aksident me 2 te plagosur

-

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident automobilistik, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur paraditen e të martës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Policia sqaron se rreth orës 09:40 minuta eshte shenuar aksidenti, ku janë përplasur mjeti tip Renault me targë AA736AY me drejtues shtetasin U.SH. banues në Lezhë me mjetin me targë AA959LS me drejtues shtetasin N.RR. banues në Shkodër. Për pasojë njeri nga mjetet ka përfunduar jashtë rruge në kanalin anësor, e tjetri eshtë ndalur nga bordura, ndërsa janë lënduar dy pasagjeret që ndodheshin në mjetin që përfundoi në kanal. Hapja e airbegut i ka shpëtuar dy pasagjeret me vetem disa lendime, por fatmirësisht jashtë rreziku për jetën. Drejtuesit e mjeteve jane shoqeruar ne komisariat dhe do te merren ne pyetje per sqarimin e rrethanave te ketij aksidenti, ndersa grupi hetimor po nderton skemen e kesaj perplasje qe mund te kishte rezultuar fatale. Hetimet e para nxjerrin si shkak parakalimin e gabuar të njerit prej mjeteve dhe mos respektimin e rregullave te qarkullimit. Superstrada Shkoder – Lezhe vijon të mbetet një nga njollat e zeza të rrugëve kombetare, ku aksidentet brenda 1 viti shkaktojnë shumë të plagosur e viktima. Shqetësim mbeten daljet e rrugëve dytësore dhe mungesat e mbikalimeve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts