Pas denoncimit në tv1 channel dhe problematikes ne rritje të krijuar nga demtimet, në shtetitoren e Drinit në Lezhë ka nisur ndërhyrja për riparimin e saj.
Projekti i pa studiuar ka sjellë këtë gjendje pak muaj pas përfundimit të saj thotë përgjegjesi i firmës zbatuese, i cili sqaron se në anen perendimore të lumit aty ku shetitorja është demtuar më së shumti nuk po kryhen punime pasi bashkia do të zbatojë një tjeter projekt për sistemimin e saj. Kjo do të thotë me shumë fonde për një investim që duhej të kishtë përfunduar me kohë po të ishte bërë sipas parametrave të duhura.
Aktualisht punimet konsistojnë në zevendesimin e parmakeve të demtuar dhe sistemimin e pllakave. I gjithë proçesi i punës është përqëndruar në pjesën lindore të unazës, e cila nga demtimet e pësuara i ngjan një investimi të kryer vite më pare, e jo ende të painauguruar.