Kishte kohë që Klubi i Futbollit Vllaznia paralajmëronte zhvillimin e punimeve të Asamblesë së përgjithshme të klubit kuqeblu, në punimet e së ciles pritej të diskutoheshin tema mjaft interesante që kanë të bëjnë me analizen e punës gjatë periudhës së fundit, por edhe projeket e ardhmes së futbollit shkodran. Një gjë e tillë ishte planifikuar të diskutohej në piken e fundit të rendit të dites të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, por në mungesë të këshilltarëve që janë edhe antarët e asamblese, detyroi kreun e këtij këshilli që të deklaroi shtyerjen e saj për një dite tjetër. Administratori i KF Vllaznia, Astrit Gjyrezi, iniciatori i thirrjes së kësaj asambleje, i cili së bashku me pjesëtarët e Bordit Mbikqyrës Vllaznia ishte prezent për të drejtuar punimet e kësaj asambleje, sqaron situaten në fjalë.
Pjesë e analizes të Asamblesë së Futbollit Vllaznia në takimin e së enjtes ishte edhe Projektventimi “Për shfuqizimin e Vendimin e Këshillit Bashkiak të dhjetorit 2011 dhe dhënien në përdorim pa kundërshpërblim të fushës së sportit Reshit Rusi, Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a.” si dhe pika të tjera, të cilat do të konsumohen në mbledhjen e ardhshme të këtij këshilli.