Fakulteti ekonomik ka organizuar ditën e dyerve të hapura, për të rinjtë që këtë vit përfundojnë maturën shtetërore. I gjithë muaji mars është vendosur nga universiteti “Luigj Gurakuqi” t’u kushtohet maturantëve për t’u informuar në çdo fakultet rreth programeve të studimit, si dhe kritereve të tjera pranuese. Dekania e fakultetit ekonomik, Blerta Dragusha, tha se studenti ka qene gjithmone ne fokus te fakultetit ekonomik.
Në këtë takim morën pjesë maturantë, studentë dhe pedagog të fakultetit ekonomik.