Vijon beteja për Keshillin e Bashkisë së Lezhës. Tashme “topi” i ka kaluar institucionit të prefektit, i cili ka marrë në shqyrtim dokumentacionet e keshillit aktual dhe atij të formuar ne mbledhjen e 24 marsit për të parë vlefshmerine e tyre ligjore. Pritet që brenda 10 diteve të dilet në një vendim i cili mund të lejë në fuqi keshillin e mëparshem ose të konstituoje te riun. Prefekti i Lezhës Eduart Ndreca tha se kjo situatë mbi të gjitha demton qytetaret dhe investimet e bashkisë. Ai tha se keshilltaret duhet të lene përqarjet dhe të bashkohen për të miren publike.
Pwr vendimin pwrfundimtar do tw kwrkohet edhe asistenca e KQZ-sw, per të parë vlefshmerin e mandateve të keshilltareve që kanë marrë pjesë në mbledhje. Ngerçi i krijuar në këshill po mban peng edhe buxhetin e vitit 2017 i cili ende nuk ëshët miratuar.