Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëLsi takime ne Puke dhe Fushe Arrez.

Lsi takime ne Puke dhe Fushe Arrez.

-

Një pritje të veçantë i kanë rezervuar anëtarët dhe simpatizantët e lëvizjes socialiste për Integrim Pukë, deputetit Agron Çela i shoqeruar nga koordinatori për qarkun Gëzim Podgorica dhe anëtari i kryesise Dritan Ylli. Ndalesa e radhës e kësaj force politike në këtë zonë ishte e fokusuar tek zgjedhjet e 18 qershorit, ku ndonëse zyrtarisht fushata nuk ka nisur, LSI i ka ndezur motoret e saj dhe synimi per qarkun Shkoder eshte marrja e 3 deputeteve. Ne fjalen e tij deputeti Çela duke falenderuar Puken dhe Fushe Arrezin qe LSI e nxoren force te pare ne zgjedhjet e fundit, kerkoi qe me kete ritem dhe mbeshtetjen ne rritje te punohet per 18 qershorin. Ai shprehu bindjen se LSI do te konfirmohet force e pare kete radhe edhe ne shume qarqe te tjera te vendit pasi kjo force politike eshte shansi per te gjithe.

Edhe koordinatori Podgorica dhe anetari kryesise Ylli ne te njejten linje vleresuan rritjen e LSI dhe shprehen bindjen se pas 18 qershorit nuk do te diskutohet me se me ke ben koalicion LSI, por kush do te beje koalicion me LSI-ne.

 

Ishin vetë simpatizantet e kesaj force politike në rrethin e Pukës që nuk kursyen vlerësimet dhe shprehen mbështetjen e tyre ndaj LSI-se, pasi sipas tyre është kjo parti zëri dhe fryma që i duhet zhvillimit të vendit.

Në fund deputeti Çela sëbashku me anëtarët e LSI Pukë zgjodhi të përmbylle me një ndalesë në zyrën e re elektorale këtë vizitë, duke mos kursyer edhe një foto me ekipin kampion siç e cilësoi ai.

Pas Pukës, ndalesa e radhës ishte në Fushë – Arrëz, ku takimi këtu ju rezervua drejtuesve të LSI në çdo njësi administrative. Sëbashku me koordinatorin Podgorica dhe anëtarin e kryesisë Ylli, si dhe drejtuesit e LSI Pukë, deputeti Çela edhe këtu vuri theksin tek rendesia që kanë këto zgjedhje, për ta konfirmuar si forcë të parë politike LSI-në. Në duhet të jemi zëri i çdo qytetari, ashtu siç kemi bërë deri më tani dhe 18 qershori është shansi i të gjithëve tha në fjalën e tij Çela.

Për anëtarin e kryesisë Dritan Ylli dhe koordinatorin Podgorica, kjo mbështetja ndaj LSI-së është treguesi më i mirë i punës plot përkushtim të bërë nga strukturat e kësaj partie dhe vetë deputeti Çela. E njëjta frymë do të vijojë të përcillet edhe në të ardhmen, sepse LSI është partia që punon për vendin, larg frymës konfliktuale thanë ata.

Në mbyllje u shpërndane edhe disa karta anëtarësie, për prurjet e reja në LSI, figura që më herët kishin dhënë kontributin e tyre tek forcat e tjera politike, por nuk kishin marrë vlerësimin e merituar. Bashkimin me LSI ata e cilësuan si rrugetimin e ri të fitores.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts