Skandali i mishit të importuar nga Brazili ka venë në alarm qytetaret. Drejtori i AKU në Lezhë Lek Prendi, sqaron konsumatoret se nuk kanë pse të friksohen pasi ne kete qark janë bërë të gjitha inspektimet e nevojshme dhe nuk ka asnjë rastë të mishit më probleme qoftë ai i importuar apo prodhim vendas. Ndersa bëri të ditur se porti i Shengjinit nuk funksionon për importin e produktëve të konsumit.
Për një muaj, çdo import i këtij produkti nuk do të lejohet të kalojë ne territorin shqiptar, pa ju bërë më parë analizat. Këtij urdhri i është shtuar një udhëzim i Ministrisë së Bujqësisë, i cili detyron autoritetet që të bëjnë kontrolle derisa të jetë e qartë nëse mishi brazilian është brenda standardeve. Deri tani, Shqipëria ka bllokuar 134 ton mish derri dhe 54 ton mish pule, në magazinat frigoriferike të tre subjekteve.