Thursday, April 25, 2024
HomeSportVllaznia udhëton për fitore në Tiranë

Vllaznia udhëton për fitore në Tiranë

-

Me seancen stervitore zhvilluar mesditen e së enjtes në fushën e stadiumit “Reshit Rusi” kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Armando Cungu i kanë dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e javës së 27-të të Superliges së futbollit shqiptar, atë Tirana-Vllaznia që luhet të premten në orën 19.00 në stadiumin “Seman Stermasi” të kryeqytetit. Për administratorin e klubit kuqeblu, Astrit Gjyrezi, me formën sportive optimale që ka vijuar të ketë gjatë kësaj periudhe, Vllaznia pret të marrë rezultat pozitiv.

Përpos ballafaqimit të së premtes me Tiranen në “Selman Stermasi”, administratori i klubit kuqeblu shpreh optimizmin e tij që edhe në përballjet e javëve të tjerë ta ardhshme, Vllaznia ka forcen e duhur për të bërë një prezantim cilësor, ndërkohë që bën të ditur se strukturat e klubit Vllaznia kanë nisur të mendojnë edhe për formatimin e skuadrës së sezonit të ardhsëhëm futbollistik 2017-1018.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts