Ministria e financave ka bere publik emrat e 110 trashegimtareve te ish te perndjekurve politike, mes tyre edhe te qytetit te Shkodres te cilet do te perfitojne demshperblimin. Por per perfitimin e kestit te pare apo te dyte familjaret duhet te paraqesin disa dokumenta thote Zenel Drangu kryetar i shoqates se ish te perndjekurve.
Shuma e miratuar nga Ministria e Financave eshte 4.8 milione leke per 8 keste, gje qe per ne eshte e padrejte thote Drangu.
Nderkohe sa i takon kategorise paresore te ish te perndjekurve, po vijon puna per ndarjen e kestit te shtate. Me fondin e ketij viti pritet te permbyllet kapitulli i demshperblimit per ata te denuar qe jane gjalle. Me pas, i gjithe fondi vjetor i buxheti i shtetit per ish te perndjekurit politiki, do te transferohet per t’u perdorur per trashegimtaret e tyre.