Shkaterrimi i rruges dhe mungesa e vemendjes së autoriteteve ka nxjerrë në protestë banoret e Njesinë Administrative të Blinishtit në Lezhë. Kjo rrugë lidh këtë fshat me autostraden Lezhë-Shkoder dhe demtimi i saj ka veshtiresuar levizjen e banoreve si dhe aktivitetin e tyre tregtar. Protestuesit bllokuan rrugen hyrëse të fshatit, ndersa kanë paralajmeruar përshkallzim të protestes nese zeri i tyre nuk degjohet, madje edhe dukë bojkotuar zgjedhjet.
Krahas banoreve të zones në këtë rruge lëvizin dhe qindra të sëmure nga Shqiperia dhe Kosova që i drejtohen qendres së fizioterapise e cila ndodhet në këtë fshat.
(Në këtë spital vinë nga e gjithë shqiperia dhe kosova për tu kuruar.Shumica e tyre vinë me autoambulancë dhe shpresojmë në zot që të vinë shëndosh deri tek spitali ynë.I bëj thirrje qeverisë që ti ktheje sytë nga kjo zonë dhe të investoje në këtë rruge, pasi është shumë problem)
Nga ana tjeter Bashkia e Lezhës bën të ditur se projekti i kësaj rruge është dërguar për financim prane Fondit Shqiptar të Zhvillimit, por në rast se nuk do të miratohet Bashkia do të ndërhyje me fondet e veta brenda këtij viti në këtë aks rrugor.