Diten e enjte Kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi, ka evidentuar deshtimet e radhes ! Raporti për realizimin e buxhetit faktik te vitit 2016, nuk arriti te miratohej, pasi ne momentin kur do te votohej, mbledhjes se Keshillit te Bashkise i mungonte numri i duhur i keshilltareve te Partise Demokratike. Megjithese ata ishin ne fillim, me vone nje pjese e tyre u larguan duke e abondonuar aprovimin e raportit ku nje pjese e fondeve do ti transferoheshin vitit 2017. Megjithese ky veprim nuk pritej nga zonja Ademi, faktikisht keshilltaret e partise qe i perket i dhane nje goditje domethense për menyren se si ajo e drejton Bashkine. Dhe si te mos mjaftonte kjo, pas pak minutash vjen deshtimi i dyte. Nderkohe qe u parlajmerua se do te zhvillohej mbledhja e Asamblese se Klubit Vllaznia, edhe kjo deshtoi ! Keshilltaret e zonjes Ademi nuk erdhen për te marre pjese ne ketë mbledhje ! Bordi i Vllaznise priti për disa minuta dhe u largua, pasi mbledhja nuk mund te zhvillohej pa keshilltaret. Kjo mbledhje do te diskutonte dhe miratonte statutin e Asamblese se Klubit Vllaznia, analizen e financimeve te viteve te fundit te Vllaznise, gjendjen e këtij ekipi dhe rruget për te dale nga situata e krijuar. Te gjithe keto e te tjera, shume te rendesishme për ti dhene fund amullise disavjeçare tek ekipi shkodran, por suksesi i pritshem , zonjes Ademi i mbeti ne leter nga deshtimi i mbledhjes. Keto po i ndodhin ne nje kohe qe kane mbetur me pak se 3 muaj nga zgjedhjet e 18 qershorit, gje qe tregon se Ademi edhe ne ketë sfond elektoral, nuk gezon as mbështetjen e nje numri te konsiderueshem te keshilltareve te partise demokratike, kur normalisht ne situata te tilla duhej te ndodhte e kundërta. Sidomos ne Shkoder ku Partia Demokratike pretendon se ka mbështetje te madhe, zhgënjimi i keshilltareve te saj ndaj kryetares se bashkise eshte nje kambane alarmi për ketë parti.