Në praninë e qindra anëtarëve e simpatizantëve të lëvizjes socialiste për Integrim, u zhvillua takimi i radhës elektoral, këtë herë në bashkinë Vau Dejës. Deputeti Agron Çela krah numrit dy të kësaj partie Luan Rama, anetarit të kryesisë Dritan Ylli, koordinatorit Gëzim Podgorica dhe prefektit Paulin Radovani, falenderoi të gjithë mbështetesit që dita – ditës zgjerojnë radhët e LSI-së, duke bërë që kjo parti të vijë sot me kokën lart përpara qytetareve, pasi ka ditur të jetë zëri i tyre dhe zgjidhja e çdo problematike.
Nënkryetari Luan Rama theksoi se LSI është një forcë politike e dialogut dhe transparencës, që nuk i luan syrin as PS dhe as PD-së. Zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve për Shqipërinë dhe jo zgjedhje për partinë shtoi ai.
Pas takimit ata bënë inaugurimin e zyrës së re elektorale të LSI-së në Vau Dejes, e cila do të jetë vend takimi me qytetarët për të degjuar problematikat e tyre, e për të punuar që ti jepet zgjidhje. Simbolikisht u bë prerja e tortës dhe trokitja e gotave që shënon startin e punës për një fushate me qytetarin dhe për qytetarin, pasi motoja e LSI-së është një shans për të gjithë.