Një zjarr i fuqishëm përfshiu masivin pyjor të fshatit Zimaj në Njesinë Administrative të Ungrej në Lezhë, duke vënë në rrezik kishën e fshatit dhe disa banesa përreth. Zjarri ra pasdreken e së enjtes duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë masivin pyjor, kjo e favorizuar dhe nga era e fortë që fryente në zonë. Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit dhe shërbimin pyjor, por mungoi ndërhyrja. Kjo për faktin se zona më fjalë është shumë larg nga qyteti i Lezhës, ndërkohë që mungon dhe rruga për të shkuar deri në vendin ku ka rënë zjarri. Në këto kushte banorët janë detyruar që të ndërhyjnë vetë me mjete rrethanore për të shuar flaket, ndersa ne ndihme i eshte bashkuar edhe ushtria. Rreth mesnatës situata u vu nën kontroll, ndërkohe që bëhet e ditur se është shmangur rreziku për zonen e banuar. Ndryshe nga pretendimi i banoreve, sherbimi zjarrfikes ka nje tjeter variant.
Nga zjarri janë shkrumbuar më shumë se 200 hektarë pyje, ndërkohe që djegia vijon sërish, pasi flakët nuk janë shuar plotësisht. Ende nuk dihen shkaqet e plota të këtij zjarri, por dyshimet janë se ai mund të jetë shkaktuar nga barinj të zonës për të hapur kullota të reja. Lezha vitin e shkuar u përball me dëme të mëdha në pyje, ku pasojat më të mëdha ishin në malin e Shëngjinit, ku pisha dhjetra vjeçare u shkrumbuan plotësisht.