Ne 1 prill te 2013 Edi Rama dhe Ilir Meta nga Shkodra i dhane jete koalicionit parazgjedhor qe do te sillte fitoren e se majtes se bashkuar ne zgjedhjet parlamentare, e me pas krijimin e qeverise se re. Sot pas 4 vitesh kur serish vendi ndodhet ne prag te zgjedhjeve, e ne pervjetorin e ketij koalicioni, per aleatin ne bashkeqeverisje Ilir Meta duket se me shqetesim sesa vazhdimesia e tij, eshte kriza politike qe po kalon vendi. Nga Shkodra ku firmosi kete aleance, ai thote per tv1 channel se vendi mund te shkoje ne drejtim te gabuar me kete krize. Per Ilir Meten duhet dialog proaktiv qe proçesi perpara zgjedhjeve te kthehet ne normalitet.
Primare sipas kreut te LSI duhet te jene interesat e qytetareve.
Gjatë këtyre muajve nuk kanë munguar sinjalet nga PS dhe LSI për një vazhdimësi të koalicionit, ashtu siç nuk kanë munguar edhe zërat që kanë përçuar një tjetër mesazh. Nga ana tjetër opozita i ka kaluar 40 ditët në çadër dhe mbetet me kërkesën për një qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira e të ndershme. Vendi ndodhet përpara një udhëkryqi politik, pasi bashke me zgjedhjet parlamentare, sivjet Shqipëria do të ketë edhe presidentin e ri.