Tuesday, September 10, 2024
HomePolitikëAkademia Politike e Lri-se ne Razem.

Akademia Politike e Lri-se ne Razem.

-

Rinia mbetet një forcë e madhe për levizjen socialiste për Integrim dhe prandaj ajo ja ka adresuar politikat kryesore që lidhen me të ardhmen e vendit, këtij brezi. Në një formë të veçantë me inisiativë të deputetit Agron Çela në pikën turistike të Razmës po zhvillohet akademia politike e rinisë së LRI qarku Shkoder, si dhe me pjesmarrjen e të rinjve edhe nga Tirana e disa rrethe të tjera të Shqipërisë. Pjesa më e madhe e tyre janë prurje të reja në LSI, të cilat kanë zgjedhur të përqafojnë frymën dhe modelin politik që kjo forcë ka ditur të përcjell. Ishte vetë kryeparlamentari Ilir Meta që sëbashku me deputetin Çela dhe strukturat drejtuese zgjodhi t’i përshendesë të rinjte, duke theksuar se në parlamentin e ri, LSI do të ketë më shumë deputete nga radhët e tyre, që do të jenë zëri i rinisë shqiptare.

Levizja socialiste për Integrim do vetëm fitore, sepse është forca politike e punës, korrektësisë dhe besnikërisë. Me këto fjalë ju drejtua të rinjve deputeti Çela, i cili i falenderoi ata dhe familjet e tyre për besimin që kanë treguar tek ai dhe forca politike që përfaqëson.

Edhe prefekti Paulin Radovani, anetari i kryesisë Dritan Ylli dhe kryetarja e LRI Malesi e Madhe Ridvana Rrukaj vlerësuan frymen që përcjell sot tek çdo shqiptar LSI, si forca e të ardhmes.

Pas mesazheve politike të rinjtë zgjodhën të festojnë për disa orë me radhë në shoqërine e njeri – tjetrit.

Akademia politike është një traditë e LRI-së, e cila ka parashikuar zhvillimin e një sërë trajnimesh për të rinjtë. Zgjedhjet e 18 qershorit ishin mesazhi i këtij organizimi, ku rinia do të jetë motori i fushatës elektorale të LSI-së dhe përçuesja e parë e mesazhit të fitores.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts