Gjobat e vena javen e kaluar per drejtuesit e automjeteve duket qe nuk kane qene nje mesim i mire per keta te fundit qe ende vazhdojne te qarkullojne pergjate pedonales ne fundjave qe eshte krejtesisht e ndaluar. Askush nuk pyet per rregulla duke i shkelur ato ne mes te dites dhe perpara syve te bashkise Shkoder e cila duket totalisht e paafte te vendos rregull neper rruget e qytetit te saj. Ne nje situate normale pedonalja do te sherbente per kalimin e kembesoreve, por ajo kthehet ne sherbim te mjeteve motorike duke u bere shpesh here shkaktar te rrezikut.
Tabelat e vendosura per orarin e ndalimit te qarkullimit nuk jane problem per drejtuesit e makinave, perderisa nuk ka asnje efektiv policie qe kontrollon levizjen e tyre edhe aty ku eshte e ndaluar. Qytetaret ndihen te rrezikuar ndaj kesaj situate e sidomos per me te vegjlit pasi nuk kane munguar rastet kur iu eshte rrezikuar jeta nga shpejtesia e larte e levizjes se automjeteve. Me rritjen e temperaturave qe shtohen levizjet ne kete zone, rreziku behet edhe me i larte per kembesoret.
Drejtuesit e automjeteve vazhdojne te mos ndergjegjesohen per rrespektimin e rregullave, ndaj policia bashkiake dhe ajo e shtetit duhet te vijojne aplikimin e gjobave per shkelesit e tyre.