Shprehet mirënjohje ndaj Deputetit Agron Çela, për interesimin qe tregon
Dita e dyte e Akademise Politike te LRI-se ne Razem, nje veprimtari kjo qe zhvillohet nen kujdesin e deputetit Agron Çela,ka filluar ne fushen blerte. Trajnimi eshte përqendruar ne rritjen e angazhimit te rinjve ne politike dhe hapësirat qe i ka krijuar rinise Levizja Socialiste për Integrim, si asnjë force tjeter politike. Anetari i Kryesise se LSI-se, Dritan Ylli, tha se kontributi i te rinjve ne politike eshte shërbimi me i madh qe ata i bejne te sotmes dhe te ardhmes se vendit.
Nenkryetari i LRI-se, njeheresh anetar i kryesise se LSI-se Klevi Pojana, u shpreh se me ketë menyre organizimi LRI po promovon edhe resurset turistike te Shkodres, ndaj nje mirënjohje te veçante për mbështetjen qe i jep rinise dhe interesimit qe tregon për Shkodren meriton deputeti Agron Çela.
Për koordinatorin e LSI-se ne Qarkun e Shkodres, Gezim Podgorica, LSI eshte katërfishuar, dhe kjo për faktin se ka ditur te inkurajoje energjite e te rinjeve dhe te rejave.
E mrekulluar nga kjo veprimtari e LRI-se ne Razem, Dejana Kallagjeroviç, anetare e Keshillit te Bashkise Tirane, ka nje vlerësim te veçante për deputetin Agron Çela.
Nga fusha e blerte takimi vijoi me me pas me te rinjte qe do te votojne për here te pare me 18 qershor edhe rolin qe LRI do te luaj ne fushaten elektorale. Nderkohe gjate qëndrimit ne Razem, nuk kane munguar as aktivitet e larmishme argëtuese te LIRI-se, te cilave iu bashkua edhe deputeti Çela dhe perfaqesues te strukturave te LSI-se.