Tuesday, September 10, 2024
HomePolitikëShkodra perkujton 2 prillin.

Shkodra perkujton 2 prillin.

-

Basha: S’terhiqemi pa arritur zgjedhje te lira, demokracia ne rrezik.

Masakra e fundit e regjimit komunist i mori Shkodres 4 bij të saj në 2 prillin e 1991-es. Sot ky qytet ka përkujtuar dhe nderuar 26 vjetorin e vrasjes së martireve të demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu. Ceremonisë përveç familjarëve dhe protagonistëve të asaj dite, ju bashkua edhe kreu i PD Lulzim Basha. Duke vlerësuar sakrificën sublime që Shkodra ka bërë ndër vite, si qyteti që e ka paguar me çmimin më të lartë demokracinë, ai ritheksoi se edhe sot vendi ndodhet ne momente të vështira. Basha riartikuloi qëndrimin dhe vendosmërinë e demokrateve se deri në fitoren për zgjedhje të lira e republikë të re nuk ka tërheqje.

Më pas në këmbë Lulzim Basha ju drejtua hollit të bashkisë Shkoder, ku shkeli për herë të parë brenda mjediseve të saj që prej fitores së Voltana Ademit. Basha pa ekspozitën me foto të kësaj ngjarje dhe dokumentarin kushtuar martirëve të demokracisë. Më pas në zyren e kryebashkiakes u takua me familjarët e 4 deshmoreve, ku përveç vlerësimit të aktit të tyre, mbajti 1 minutë heshtje.

Në fund Basha kërkoi që misioni i 2 Prillit të shkojë deri në fund, pasi edhe sot demokracia është e kërcënuar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts