Prej dy muajsh 322 familje të cilat bejnë pjesë në skemen e ndihmes ekonomike në Lezhë nuk kanë marrë pagesen e tyre. Shkak per këtë vonesë është bërë ngerçi i krijuar në këshill. Përsonat që trajtohen më ndihme ekonomikë shprehen se janë në veshtiresi edhe për të blere buken, duke shtuar se tashme as borxh nuk mund te marrin me.
Drejtori i Ndihmes Ekonomike në Bashkin e Lezhës Jak Pjetri, tha se situata është vertet problematike por që sipas tij bashkia ka plotesuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm por për shkak se keshilli nuk është mbledhur pagesat e të dy muajve kanë mbetur të bllokuara.
Në një kohë që ende nuk ka dalë vendimi i prefektures mbi ligjitimitetin e këshillit të ri të formuar me 24 mars apo të atij që ishtë, ndihma ekonomikë ashtu si edhe projekte të tjera të bashkisë do të mbeten të bllokuara dhe nuk dihet edhe për sa kohë.