Vllaznia e Shkodrës ka regjistruar fitoren e dytë në hendboll duke mundur ekipin e Kombinatit të Tiranës me rezultatin 24 me 19. Ballafaqimi në fjalë që i përkiste javës së tretë të Kampionatit Kombëtar të hendbollit për meshkuj është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe është dominuar tërësisht nga skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Artan Durro.
Për t’u theksuar është se Vllaznia e arriti këtë fitore pa pasur në formacionin e saj tre titullarët bazë, Xhulio Dushim gjakovarin Hedon Lleshi dhe Koledio Frangaj, të cilët pas replikave me gjyqtarët e ndeshjes së javes së kaluar në Elbasan janë dënuar, i pari me dy ndeshje dhe dy të tjerët me nga një. Përsa i përket ndeshjes Vllaznia-Kombinati, më i miri në fushë ka qënë hendbollisti ulqinak që luan për ngjyrat e Vllaznisë, Indrit Ramushaj, i cili i ka qënë golashënuesei kryesor, për të vijuar më pas edhe me kapitenin Indrit Qiellza, Ledio Durro, Adison Turhani, Sirgid Pjetri dhe Adnan Hoxhiq.