Artisti shumë dimensional Bujar Kapexhiu vjen në qytetin e Shkodrës me komedin e tij Gjeneral and Playbou, e cila do shfaqet në Teatrin “ Migjeni” të Shkodrës. Vetë autori dhe regjisori i shfaqjes shprehet se është kënaqësi të jetë në Shkodër me këtë komedi….
Ndërsa protagonistët e shfaqjes si aktorët e mirënjohur Bujar Asqeriu dhe Natasha Sela shprehen se kjo shfaqje njxerr në pah realitetin tonë….
Producentja e shfaqjes Gentiana Yildizoglu (Jolldizou), shprehet se kjo është një kënaqësi e madhe të mbështes këtë komedi, dhe se janë planifikuar që pas Shkodrës të udhëtohet edhe në teatrot tjerë të vendit dhe jo vetëm….
Me interpretimin e aktorëve Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Suela Konjari, Xhevair Zeneli, Muharrem Hoxha etj. Komedia “General & Playboy” është një shfaqje aktuale ku flitet për piskologjinë, mentalitetin, pasionet, marrëdhëniet e njerëzve në kohët e sotme. Të mërkuren e 5 edhe 6 prillit ora 19:00 do shfaqet në Teatrin “ Migjeni” të Shkodrës për artëdashësit Shkodranë.