Prej shume vitesh monumentet e kultures, pllakat perkujtimore, lapidaret, bustet e memorialet te ekspozuara ne vendet publike te dukshme, apo lulishte ne qytetin e Shkodres, jane te demtuar tej mase dhe nuk pasqyrojne asnje cilesi artistike. Edhe pse mbartin nje histori te veprimtarise se mjaft personaliteteve te shquara shqiptare te fushave te ndryshme, perseri ato ndodhen ne doren e fatit. Bindshem del pyetja se “ a duhen apo nuk duhen te qendrojne keto monumente kulture ne kete gjendje qe ndodhen aktualisht ?
Monumentet e kultures edhe pse ndodhen ne duart e fatit, te harruar dhe te lene te qete ne heshtjen e tyre, drejtuesit e linjes ne Bashkine e Shkodres vazhdojne te ngelen neglizhente dhe te mos interesohen per kete dukuri negative qe eshte prezent qe nga viti 90-te.