Wednesday, September 18, 2024
HomeAktualitetPapastertite, gjobitet Voltana Ademi

Papastertite, gjobitet Voltana Ademi

-

5 milion lekë të vjetra është gjobitur kryetarja e bashkisë Voltana Ademi për shkak se mbeturinat po pushtojnë dita – ditës Shkodrën. Keqmenaxhimi që po i bën territorit dhe mos ndërhyrja megjithe paralajmerimet e bëra në drejtim të saj, sollën edhe masën ndëshkimore nga inspektoriati shtetëror i mjedisit dhe pyjeve. Pak javë më parë ishte vetë kryeinspektori Edmond Tërthorja që në një prononcim për tv1 channël, bëri me dije se afati i ndërhyrjes për rregullimin e gjendjes ishte 22 shkurti. Pikërisht 1 javë me pas duke parë mos reagimin e bashkisë, është shkruar edhe gjoba ndaj kësaj të fundit, e cila mjafton vetëm të dalë në terren për të parë se si po ndotet qyteti nga periferia e drejt cdo njësie administrative. Gjendja është tejet e rëndë dhe këtë prag sezoni, imazhi që paraqet Shkodres është më shumë se skandaloze. Tv1 channel ka pasqyruar prej javësh gjendjen në shumë zona duke ngritur edhe alarmin e përhapjes së ndonjë epidemie, por askush deri më sot nuk ka reaguar, madje bashkia Shkoder ka bërë një sy qorr e një vesh shurdh. Bashkia e Shkodrës, ka të drejtë brënda 10 ditësh të ankimojë vendimin, ndërkohe nga ana tjetër, Inspektoriati i Mjedisit në Shkodër, deklaron se këto masa, vijnë për të përmirësuar këtë shërbim ndaj qytetarëve dhe marrjen e masave urgjente për shërbimin e pastrimit. Shkodra i ka të evidentuara zonat problematike, por për bashkinë ato egzistojnë vetëm në letër sepse për të ndërhyrë në terren as që bëhet fjalë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts