Monday, September 16, 2024
HomePolitikëRama & Meta per nje fillim te ri

Rama & Meta per nje fillim te ri

-

Katër orë darkë për të përmbyllur 4 vitet e ardhshme të bashkëpunimit. Ky është përfundimi i darkës Rama – Meta tek pazari i ri në kryeqytet. Ndryshe nga 4 vite më parë kur zgjodhën Shkodrën për t’i dhënë jetë marrëveshjes parazgjedhore, këtë herë një ditë më vonë ata darkuan për një dakortësi të re. Një nga televizionet informative, duke ju referuar burimeve të sigurta konfirmon se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të vijojnë bashkëpunimin edhe për një mandat tjetër. Të njëjtat burime pranojnë se brenda kësaj marrëveshje të re, është rënë dakord edhe për presidentin e ri, për të cilin palët rezervohen të japin detaje, por gjasat janë që të zgjidhet një figurë e rëndësishme që garanton konsensus dhe besueshmëri. Darka ishte fiksuar në orën 20:30, teksa të parët kanë mbërritur kryeministri Edi Rama i shoqëruar me Kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj. Njëzet minuta më vonë mbërriti edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta së bashku me ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili. Së bashku me verën e konsumuar, është përpiluar edhe marrëveshja e re mes palëve, e cila mësohet se përfshin brenda edhe Presidentin e Republikës, një çështje që palët nuk preferojnë të shprehen përpara se të fillojnë procedurat e zgjedhjes, ndersa mesohet se ata kane perjashtuar opsionin e qeverise teknike te kerkuar nga demokratet. Në një kohë kur opozita është në ditën e 45 të protestës duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe qeveri teknike, dy krerët e koalicionit qeverisës kanë bërë publik lajmin e bashkëpunimit të tyre për një fillim të ri.  Darka Rama-Meta u zhvillua pas një sërë deklaratash të paqarta në distancë mes dy krerëve të partive PS dhe LSI, nëse do të vijojnë koalicionin apo jo.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts