Të rinjtë shqiptarë, shpesh te shtyre edhe nga prinderit, janë të prirur drejtë arsimit të lartë. Një gjë të tillë e konfirmon fakti se nga 940 maturante që janë në Qarkun e Lezhes, 919 prej tyre kanë plotesuar formularet për nje dege studimi ne universitete. Por sipas Drejtorit të Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj ky është viti i parë që maturantet janë nxitur drejt degeve ku kanë më shumë prirje.
Në bazë të një studimi të kryer nga Ministria e Arsimit, Lezha renditet nder qarqet, ku nxenesit dhe mesuesit i kanë përceptuar me mire reformat e bëra në arsim.